Një incident i rëndë është regjistruar në aeroportin e Manchesterit, ku një inxhinier ka rënë nga dera e hapur e një avioni pasagjerësh dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas dëshmive, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit, kur punonjësi i mirëmbajtjes, rreth të 60-ave, ra nga dera e pasme e majtë e një avioni të kompanisë Jet2.com, në një lartësi më shumë se 10 metra. Ai dyshohet se kishte ngatërruar drejtimin e shkallëve të imbarkimit, duke menduar se ndodheshin në anën e majtë, ndërkohë që ishin në të djathtë.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, kur ai hapi derën dhe kuptoi gabimin, u përpoq të kapte derën, por u tërhoq nga era dhe ra.
Raportohet se viktima ka pësuar fraktura të rënda në të dy këmbët, në bërryla, thyerje të shpatullës dhe thyerje në kafkë, me komplikime të mundshme në tru për shkak të ënjtjes. Dëshmitarët thanë se në vendngjarje u dërguan disa ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë në pistë.
Më pas ai u transportua me urgjencë në spitalin Manchester për trajtim të specializuar dhe operacione kirurgjikale.
Shërbimi i emergjencës mjekësore NWAS konfirmoi se u njoftua menjëherë për një rënie nga lartësia dhe se pacienti kishte pësuar lëndime serioze. Ndërkohë, Jet2 deklaroi se personi ishte i punësuar nga një kompani e tretë dhe se është hapur një hetim i plotë për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)