Shqipëria dhe Kosova janë vetëm një hap larg për të shkruar një faqe të lavdishme në historinë e futbollit. Kuqezinjtë dhe Dardanët do të luajnë në fazën “play-off” të Botërorit 2026, me ëndrrën dhe shpresën që për herë të parë në histori të sigurojnë pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Për të motivuar Kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës ka menduar edhe FIFA. Në rrjetet sociale zyrtare, konfederata e futbollit botëror ka theksuar sa të rëndësishme janë ndeshjet e 26 marsit për dy skuadrat.
“Gati të shkruajnë historinë në Kupën e Botës”, shkruante FIFA duke e vënë theksin te Shqipëria dhe Kosova, teksa pjesëmarrjen e parë historike e ëndërrojnë edhe Maqedonia e Veriut, Surinami dhe New Caledonia.
Kombëtarja do të luajë në Varshavë sfidën vendimtare ndaj Polonisë në gjysmëfinalet e “play-off”. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të gjejnë në finale fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Kosova në anën tjetër luan ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë, ndërsa në finalen e mundshme e pret fituesi i çiftit Turqi-Rumani.
Foto: FIFA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)