Ndizet Prishtina, 90 minuta nga historia, Kosova përballë Turqisë në natën që mund të çojë “Dardanët” në Botëror
Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës, përfaqësuesja “Dardane” përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës, përfaqësuesja “Dardane” përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin ekipin vendas në kërkim të historisë. Për Kosovën, kjo përballje përfaqëson një mundësi unike për të siguruar pjesëmarrjen e parë në një turne madhor si Kupa e Botës.
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda vjen në këtë finale me moral të lartë, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, duke dëshmuar karakter dhe forcë në momentet vendimtare. Forma e mirë në shtëpi, ku Kosova ka regjistruar rezultate pozitive në muajt e fundit, rrit më tej optimizmin për një tjetër sukses.
Në prag të një sfide që mund të hyjë në histori për futbollin e Kosovës ndaj Turqisë, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është ndezur jo vetëm nga rëndësia e ndeshjes, por edhe nga një festë e veçantë.
Çalhanoglu theksoi se përballja në Prishtinë pritet të jetë shumë e vështirë. Ai e pranoi se Kosova mund të bëjë surprizën, duke e krahasuar me norvegjezët e Bodo Glimt, të cilët eleminuan Interin e tij nga Champions League.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian i Kombëtares së Turqisë theksoi se “Dardanët” kanë arritur deri në këtë fazë me meritë të plotë, duke nënvizuar organizimin dhe qartësinë taktike të ekipit.
Megjithatë, përballë do të jetë një kundërshtar i fortë si Turqia, me një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë që aktivizohen në ligat më të forta europiane.
Para ndeshjes, ka pasur reagime dhe mesazhe të shumta mbështetjeje nga figura të rëndësishme. Presidentja e Kosovës ka theksuar rrugëtimin e vështirë të vendit dhe rëndësinë simbolike të kësaj përballjeje, ndërsa edhe drejtuesit e futbollit kanë nënvizuar se kjo është një arritje e merituar.
Nga ana tjetër, analiza të mediave ndërkombëtare sugjerojnë se Kosova ka potencialin për të surprizuar, duke vlerësuar energjinë dhe guximin e skuadrës. Edhe ish-futbollistë dhe trajnerë kanë theksuar se forca e “Dardanëve” qëndron te uniteti dhe mbështetja e tifozëve.
Në kryeqytet ndërkohë ndihet një atmosferë festive, me tifozë nga Kosova dhe Shqipëria që janë mbledhur për të përkrahur ekipin. Madje, edhe tifozët turq janë pritur me mikpritje, duke dëshmuar frymën sportive dhe respektin mes dy vendeve.
Sonte, gjithçka vendoset në 90 minuta, apo edhe më shumë. Një fitore do të thoshte hyrje në histori dhe realizim i një ëndrre të madhe për Kosovën, ndërsa humbja do të linte gjithçka për një tjetër herë. Për “Dardanët”, kjo është më shumë se një ndeshje, është momenti për të bërë histori.
Një hap larg historisë, Kosova përballet nesër me Turqinë në një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e futbollit të saj dhe të shkruajë kapitullin më të madh që nga krijimi i përfaqësueses.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)