“Kam miq shqiptarë”, Çalhanoglu i trembet Kosovës: Vedati dhe Asllani janë të fortë para portës
Çalhanoglu theksoi se përballja në Prishtinë pritet të jetë shumë e vështirë. Ai e pranoi se Kosova mund të bëjë surprizën, duke e krahasuar me norvegjezët e Bodo Glimt, të cilët eleminuan Interin e tij nga Champions League.
Kapiteni i Kombëtares së Turqisë, Hakan Çalhanoglu, e nisi deklaratën e tij me një notë miqësore ndaj shqiptarëve, përpara sfidës vendimtare ndaj Kosovës në “play-off”-in e Botërorit.
“Di disa fjalë shqip, por më mirë të mos flas. Kam miq të afërt, më mirë të mos them asnjë fjalë (duke qeshur)”, tha mesfushori tukr në nisje të konferencës për media nga Prishtina.
Sa i përket sfidës ai e pranoi se Kosova mund të bëjë surprizën, duke e krahasuar me norvegjezët e Bodo Glimt, të cilët eleminuan Interin e tij nga Champions League.
“Secili ka këndvështrimin e vet. Unë nuk e nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Me Interin u eliminuam nga Bodo Glimt. Qasja e presidentit [të Federatës Turke të Futbollit] është ndryshe. Na ka mbetur një ndeshje për Kupën e Botës. Nuk fiton cilësia, por ai që jep më shumë zemër. Ne e dimë këtë dhe jemi gati”, tha ai.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian i Kombëtares së Turqisë theksoi se “Dardanët” kanë arritur deri në këtë fazë me meritë të plotë, duke nënvizuar organizimin dhe qartësinë taktike të ekipit.
Një hap larg historisë, Kosova përballet nesër me Turqinë në një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e futbollit të saj dhe të shkruajë kapitullin më të madh që nga krijimi i përfaqësueses.
Çalhanoglu theksoi se përballja në Prishtinë pritet të jetë shumë e vështirë, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe cilësitë individuale të futbollistëve kosovarë.
“E mbaj mend ndeshjen tonë të parë me Kosovën, edhe unë kam qenë aty. Janë shumë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Duhet t’i vlerësosh. Edhe trajneri i tyre është i mirë. Vedat Muriqi e njoh. Ka edhe një lojtar që luan te Como. Kosova ka shumë lojtarë të rrezikshëm. Është Asllani. Vedat Muriqi është shumë i mirë para portës dhe në goditjet standarde. Lojtarët që luajnë me Kenanin te Juventusi janë shumë të mirë. Të mos i përmend të gjithë një nga një, se do të ishte e padrejtë. Të gjithë janë të mirë dhe cilësorë”, theksoi ai.
Mesfushori i Interit paralajmëroi se ndeshja nuk do të vendoset vetëm nga cilësia në letër, por nga përkushtimi dhe “zemra” që skuadrat do të tregojnë në fushë, duke e konsideruar Kosovën një kundërshtar serioz dhe të motivuar maksimalisht para publikut vendas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)