Yamal shpëton Barcelonën, Bayern i jep leksion Atalantës dhe hipotekon çerekfinalet
Katalanasit barazuan 1-1 në fushën e Newcastle, bavarezët triumfuan 6-1 në Bergamo. Edhe Atletico siguroi vendin në çerekfinale pas fitores 5-2 ndaj Tottenham.
Një penallti në minutat e fundit e shndërruar në gol nga Lamine Yamal i dha Barcelonës barazimin 1-1 në fushën e Newcastle, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League. Skuadra angleze ishte shumë pranë fitores, por u ndal në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë fund edhe serisë me katër fitoreve radhazi të katalanasve.
Newcastle e nisi ndeshjen me vendosmëri për të mos përsëritur humbjen ndaj Barcelonës në përballjen e parë të sezonit dhe krijoi disa raste të mira gjatë pjesës së parë. Në minutën e 74-t Harvey Barnes goditi shtyllën me një goditje nga brenda zonës, teksa Joelinton arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Goli i avantazhit për vendasit erdhi katër minuta para fundit të lojës, kur Barnes shfrytëzoi një krosim perfekt të Murphy dhe shënoi, duke ndezur entuziazmin e tifozëve në stadium. Megjithatë festa e Newcastle zgjati shumë pak.
Në minutën e fundit shtesë, Malick Thiaw bëri një faull në zonë ndaj Dani Olmo dhe gjyqtari akordoi penallti për Barcelonën. Nga pika e bardhë Lamine Yamal u tregua i saktë dhe barazoi rezultatin në 1-1, duke i mohuar fitoren skuadrës angleze në çastet e fundit të takimit.
Në Bergamo, Bayern Munich realizoi një ndeshje spektakolare, duke mposhtur Atalantën me rezultatin e thellë 6-1 dhe praktikisht siguroi kualifikimin. Avantazhi erdhi në minutën e 12-të kur Stanisic shënoi pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Gnabry. Dhjetë minuta më vonë Olise dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme, ndërsa në minutën e 25-të Gnabry realizoi golin e tretë pas një asistit të francezit.
Në pjesën e dytë Bayern vazhdoi dominimin. Jackson shënoi për 4-0 në minutën e 52-të pas një pasimi të Luis Diaz, ndërsa Olise dhe Musiala realizuan edhe dy gola të tjerë duke e çuar rezultatin në 6-0. Atalanta arriti vetëm golin e nderit në kohën shtesë me Pasalic për rezultatin përfundimtar 6-1.
Ndërkohë aventura e Igor Tudor në krye të Tottenham po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Skuadra londineze pësoi një humbje të rëndë 5-2 në transfertë ndaj Atletico Madrid. Atletico shënoi katër gola brenda 22 minutave të para me Llorente, Griezmann, Julian Alvarez dhe Le Normand, duke vendosur që herët fatin e ndeshjes. Dy prej golave erdhën pas gabimeve të portierit Kinsky, i cili ka qenë gjithmonë rezervë.
Gardiani 23-vjeçar u zëvendësua në minutën e 17-të mes lotësh dhe në vend të tij hyri italiani Guglielmo Vicario, i cili ka qenë gjithmonë titullar. Por, Atletico realizoi edhe golin e pestë me Julian Alvarez, teksa falë dy rrjetave nga Porro dhe Solanke, anglezët ruajnë ende shpresa minimale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)