Aksident me 5 të plagosur në Vlorë, makina del nga rruga
Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, plagosen 5 persona, mes tyre drejtuesi i mjetit.
17:25 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Giacomo Vrioni është rikthyer në Itali pas tre sezonesh në MLS amerikane, duke nënshkruar një konratë me Cesenan deri në fund të sezonit, por me opsion zgjatjeje. Sulmuesi që ka 4 paraqitje me Kombëtaren kuqezi do të gjejë te klubi i Serisë B edhe sulmuesin tjetër shqiptar, Cristian Shpendi.
Objektivi është ngjitja në Serinë A dhe Cesena do ta arrijë duke shfrytëzuar cilësinë e dy sulmuesve shqiptarë.
Edhe pse në formë, Cristian Shpendi i vetëm nuk u ka mjaftuar, ndaj klubi italian ka afruar në ekip edhe një tjetër bomber kuqezi. Giacomo Vrioni pas tre vitesh ka lënë Amerikën dhe është rikthyer në Itali, për të veshur fanellën bardhezi.
Ai ka nënshkruar me Cesena-n një kontratë që i lidh deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje.
28-vjeçari Vrioni u rrit në akademinë e të rinjve të Sampdorias dhe debutoi si profesionist në sezonin 2017/2018 të Serie C me Pistoiesen. Vitin pasardhës, ai debutoi në Serie B me Venezian, përpara se të transferohej te Juventus U-23, ku bëri edhe dy paraqitje në Serie A midis viteve 2020 dhe 2021.
Pika e kthesës erdhi jashtë vendit, ku në sezonin 2021/2022 me WSG Tirol, Vrioni rezultoi të ishte një nga sulmuesit më të mirë në Bundesligën austriake, duke e përfunduar kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë me 17 gola në 25 ndeshje.
Që nga viti 2022, ai e vazhdoi karrierën e tij në MLS-në amerikane, ku ka shënuar 22 gola në 78 paraqitje për New England Revolution. Në pjesën e parë të këtij sezoni, ai luajti për CF Montréal, gjithashtu në divizionin më të lartë të ligës amerikane. Sulmuesi po ashtu ka regjistruar 4 paraqitje me Kombëtaren Shqiptare të futbollit.
Sakaq tek Cesena, Vrioni do të mbajë veshur fanellën me numrin 22.
FIFA përgatit planin e emergjencës nëse situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe Irani do ta ketë të pamundur që të marrë pjesë në event.
16:54 13 min më parë13.04.2026.
Autori
Sipas shumë tifozëve dhe analistëve, ky gol është një nga më të bukurit e sezoneve të fundit dhe nëse nuk fiton çmimin e “Golit të Vitit”, atëherë do të ishte një “vjedhje” e vërtetë.
15:53 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa skuadra po kthehej nga një ndeshje e kampionatit kundër Samartex.
13:25 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Situata e tensionuar ka vijuar edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të Vllaznisë u afrua pranë daljes së sektorit të tifozëve miq, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen.
12:51 4 h më parë13.04.2026.
AutoriMe këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
21:22 19 h më parë12.04.2026.
Autori
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
18:23 22 h më parë12.04.2026.
Autori
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
17:39 23 h më parë12.04.2026.
AutoriTakimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
16:51 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Një moment historik është regjistruar në futbollin gjerman, ku për herë të parë një grua merr drejtimin e një ekipi meshkujsh në Bundesligë.
13:39 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)