Udinese ka regjistruar dy fitore radhazi në Serie A për herë të parë që nga muaji shtator, pasi mposhti minimalisht 1-0 Romën në një ndeshje të luftuar fort në “Dacia Arena”. Goli vendimtar u shënua nga Jurgen Ekkelenkamp, falë një goditjeje dënimi nga distanca që u devijua në mur dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës friulane.
Vendasit e nisën takimin më mirë, duke krijuar disa raste në pjesën e parë me Atta dhe Solet, por portieri Svilar mbajti Romën në lojë. Edhe verdhekuqtë patën momentet e tyre, me Malen që u ndal nga një pritje e sigurt e Okoye, ndërsa Soulé ishte i pasaktë nga goditja e dënimit.
Fillimi i pjesës së dytë ishte vendimtar, me Ekkelenkamp që realizoi golin e vetëm të sfidës. Pas avantazhit, Udinese u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke neutralizuar përpjekjet e Romës, e cila vuajti mungesën e konkretizimit në sulm. Edhe pse Cristante shënoi në minutat e fundit, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Udinese ndali një seri prej gjashtë humbjesh radhazi ndaj Romës dhe forcoi pozitat në kampionat, ndërsa kryeqytetasit u larguan të zhgënjyer nga Udine.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)