Arsenal regjistroi një fitore bindëse 4-0 ndaj Leeds United në “Elland Road”, duke shënuar suksesin e tetë radhazi në përballjet direkte mes dy skuadrave në Premier League.
Noni Madueke, i hedhur në fushë pas dëmtimit të Bukayo Sakas në nxehje, rezultoi vendimtar me asistime dhe presion konstant në krah.
Leeds e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, por rasti i parë konkret ishte për Arsenalin, me Martín Zubimendin që detyroi Karl Darloë në pritje në minutën e 16-të. Presioni i vazhdueshëm i “Topçinjve” u konkretizua në minutën e 27-të, kur Zubimendi shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Madueke.
Arsenal dominoi lojën nga goditjet standarde dhe në minutën e 38-të dyfishoi shifrat, teksa Darlow devijoi në portën e tij një tjetër krosim nga këndi i Maduekes. Në pjesën e dytë, Leeds tentoi reagimin, por mbrojtja londineze qëndroi solide.
Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 69-të, kur Viktor Gyökeres shënoi pas asistit të Gabriel Martinellit. Në minutën e 86-të, Gabriel Jesus vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore, Arsenal shkëputet me shtatë pikë në krye të renditjes, ndërsa Leeds mbetet gjashtë pikë mbi zonën e rënies.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)