Napoli bie në Udine, dështon të përfitojë nga barazimi i Milanit

Napoli humbi mundësinë për t’u shkëputur me dy pikë në krye të Serisë A pas një humbjeje 1-0 ndaj Udineses në stadiumin Bluenergy.

14.12.2025. 17:17

Napoli bie në Udine, dështon të përfitojë nga barazimi i Milanit

Napoli i Antonio Contes nuk e shfrytëzoi barazimin e Milanit dhe humbi një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të Serie A, pasi u mposht minimalisht 1-0 nga Udinese në stadiumin Bluenergy.

Të Kaltërit u dorëzuan pa kushte në një ndeshje ku vendasit treguan më shumë dëshirë dhe organizim gjatë gjithë takimit, e madje ju analuan edhe dy gola.

Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe mungesa e rasteve të pastra, me të dyja skuadrat që u neutralizuan në mesfushë. Napoli zhgënjeu veçanërisht në aspektin ofensiv, duke mos regjistruar asnjë goditje në portë në 45 minutat e para. Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi për Udinesen, kur Jurgen Ekkelenkamp testoi portierin Vanja Milinković-Savić me një goditje nga distanca.

Spektakli u rrit në pjesën e dytë, ku Udinese pati dy gola të anuluar nga VAR-i për pozicion jashtë loje dhe faull në ndërtimin e aksionit. Pavarësisht vendimeve kontroverse, vendasit nuk u dorëzuan dhe vazhduan të sulmonin ndaj një Napoli të zbehtë. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 73-të, kur Ekkelenkamp realizoi një supergol nga mbi 20 metra, duke dërguar topin në cepin e sipërm të portës.

Napoli tentoi të reagojë në minutat e fundit, por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan, ndërsa Udinese ishte pranë golit të dytë në shtesë, me Lorenzo Lucca që goditi shtyllën.

Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e 10-të në renditje dhe fiton besim për vazhdimësinë e sezonit. Napoli mbetet në vendin e dytë dhe tani do të zhvendosë fokusin te gjysmëfinalja e Superkupës së Italisë ndaj Milanit, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)