Çmenduri për Leo Messi: Tifozi anuloi dasmën, një çift nuk shkoi për muaj mjalti

Tifozët u acaruan sepse argjentinasi nuk dukej në fushë. Ishte gjithë kohën i rrethuar nga forcat e sigurisë, politikanët dhe aktorët, të cilët kishin marrë edhe fëmijët me vete.

13.12.2025. 18:35

Çmenduri për Leo Messi: Tifozi anuloi dasmën, një çift nuk shkoi për muaj mjalti

Ajo që duhej të ishte vizita historike e Lionel Messi-t në Kolkutë përfundoi mes kaos në stadiumin “Salt Lake”. Ylli argjentinas, i rikthyer pas 14 vitesh në qytet, qëndroi në impiant për vetëm 22 minuta.

Mijëra tifozët që kishin paguar për ta parë idhullin e tyre, e kishin praktikisht të pamundur. Ata akuzuan menaxhimin e turit, sepse Messi ishte i rrethuar gjithë kohën nga politikanët dhe aktorët, të cilët kishin marrë edhe fëmijët, si edhe nga forcat e sigurisë.

Dëshpërimi i tifozëve u shndërrua në zemërim, ku disa hodhën shishe uji, shkatërruan stolat dhe tentuan të thyejnë portat e stadiumit. Një tifoz rrëfeu: "Ishte dita ime e martesës, por e lashë ceremoninë vetëm për Messi-n. Megjithatë, menaxhimi ishte kaq i dobët sa nuk arrita ta shihja."

Një vajzë rrëfeu se ishte martuar vetëm 24 orë më parë, por anuloi planet për muaj mjalti me bashkëshortin për të qenë të pranishëm në stadium, pasi e ndjekin yllin argjentinas prej vitit 2010. Të tjerë pritën prej orës 6 të mëngjesit, për të siguruar një vend të mirë për ta parë, ndërsa një vajzë e vogël tha: “Njerëzit mund të kishin vdekur”.

Një moment që duhej të ishte historik për qytetin indian u shndërrua në incidente dhe dhe dëshpërim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)