Një tur i shkurtër i Lionel Messi-t në Kalkutë ka përfunduar mes kaosit në stadium. Në paraqitjen e tij të parë si pjesë e “Goat Tour” në Indi, ylli argjentinas i Inter Miami bëri vetëm një xhiro të shkurtër në fushë para mijëra tifozëve, pavarësisht se kishte planifikuar edhe pjesëmarrjen në një ndeshje miqësore.
Tifozët, shumë prej të cilëve kishin paguar mbi 100 dollarë për të siguruar biletën, u zemëruan kur nuk arritën ta shihnin Messi-n nga afër dhe disa prej tyre shkatërruan ulëset, hodhën shishe uji dhe vandalizuan fushën. Para ngjarjes, “pleshti” kishte marrë pjesë në inaugurimin e një statuje 21-metër të lartë në nder të tij, në të cilën shfaqet duke mbajtur Kupën e Botës në dorë.
Kryeministrja e Shtetit të Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, u shpreh e “tronditur” dhe kërkoi falje për incidentin, duke njoftuar një hetim mbi ngjarjen. Messi do të vazhdojë turin e tij në Indi me ndalesa në Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi, ku pritet edhe një takim i mundshëm me kryeministrin Narendra Modi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)