Kupa e Botës 2026 është ende më shumë se 180 ditë larg, por entuziazmi rreth prezencës së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo e ka bërë eventin sportiv edhe më të veçantë.
Teksa tifozët nxitojnë të sigurojnë vendet e tyre për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, prania e të dy legjendave ka krijuar një rritje të paparë të kërkesës globale për bileta dhe rrjedhimisht edhe çmimin e tyre.
FIFA ka hapur zyrtarisht shortin e përzgjedhjes së rastësishme dhe tani tifozët mund të kërkojnë bileta për ndeshje specifike, pasi shorti i fazës në grupe i javës së kaluar përcaktoi ecurinë e turneut.
Kjo është hera e parë që tifozët dinë saktësisht se kur dhe ku do të luajnë ekipe si Argjentina, Portugalia dhe vendet pritëse. Aplikimet u hapën më 11 dhjetor dhe do të mbyllen më 13 janar 2026. FIFA theksoi se koha e aplikimit nuk ndikon në probabilitetin e suksesit, ndërsa çdo familje mund të kërkojë deri në katër bileta për ndeshje dhe deri në 40 për të gjithë turneun.
Biletat variojnë nga 60 dollarë për ndeshjet e fazës së grupeve deri në 6,730 dollarë për finalen, megjithëse organi drejtues ka paralajmëruar se këto janë vetëm çmime fillestare dhe se për herë të parë në historinë e Kupës së Botës do të zbatohet çmimi dinamik.
Sapo u publikua orari, ndeshjet që përfshinin Argjentinën dhe Portugalinë u shndërruan menjëherë në asetet më të kërkuara. Me Messin dhe Ronaldon që potencialisht mund të luajnë në Kupën e tyre të fundit të Botës, tifozët nxituan për të siguruar bileta dhe tregu i rishitjes shpërtheu.
Sipas të dhënave të mbledhura nga platformat kryesore të rishitjes, përfshirë TicketData, çmimet për ndeshjet ku paraqiten dy ikonat e futbollit pësuan rritje astronomike, me disa ndeshje që arritën nivele rekord brenda 72 orëve.
Gjatë tre ditëve, çmimet për ndeshjet e Argjentinës në fazën e grupeve u rritën me të paktën 174%, ndërsa p për ndeshjen e Portugalisë në Miami raportohet se u rritën edhe më shumë.
Por në mes të këtij shpërthimi çmimesh qëndron një kthesë befasuese. Rritja e vlerës së biletave nuk po nxitet vetëm nga kërkesa, por nga një model specifik i lidhur drejtpërdrejt me statusin ikonik të Messit dhe Ronaldos dhe rrugëtimi i kombëtareve të tyre, parashikuar në Kupën e Botës, që mund ti përplasë bashkë në çerekfinale. Edhe vendet më të largëta në stadium për këtë çerekfinale hipotetike aktualisht janë të listuara me një çmim marramendës prej 2,000 dollarësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)