(Video) Kupa e Italisë, Juventusi kualifikohet me lehtësi në çerekfinale
Bardhezinjtë fituan 2-0 kundër Udinese, ndeshja u vendos nga autogoli i Palma dhe rrjeta me penallti e Locatelli-t. Kundërshtari i radhës do të jetë fituesi i çiftit Atalanta-Genoa.
Juventusi është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mposhtën 2-0 Udinese-n në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”.
Sfida u zhbllokua nga autogoli i të riut Palma, i cili e devijoi topin në portën e tij gjatë tentativës për të neutralizuar devijimin e David. Friulianët nuk arritën të ishin për asnjë moment të rrezikshëm dhe i’a bënë më të lehtë vendasve që të mbyllnin ndeshjen.
Në të 68-ën, Locatelli dyfishoi shifrat, pas ekzekutimit të saktë të një penalltie, e cila u akordua nga sistemi VAR, pas ndërhyrjes së parregullt në zonë ndaj Cabal. Juventusi vazhdon më tej, pas një ndeshje të luajtur me autoritet dhe ku portieri Di Gregorio nuk u vendos asnjëherë në provë.
Tashmë bardhezinjtë presin të mësojnë kundërshtarin e radhës, që do të jetë fituesi i duelit Atalanta-Genoa. Festa e kualifikimit të Juventusit u prish disi nga dëmtimi i Gatti-t, në prag të supersfidës me Napolin. Një problem madhor për trajnerin Spalletti, i cili nuk ka alternativa të tjera në mbrojtje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)