Kriza e transportit publik, nga java e ardhshme paralajmërohet ndërprerje e shërbimit për 450 linja
Rritja e kostove operative, sidomos për shkak të shtrenjtimit të karburantit, po e bën të pamundur vijimin normal të aktivitetit. Kërkohet skemë kompensimi e ngjashme me atë të vitit 2022.
Shoqatat e Transportit Publik në vend kanë ngritur alarmin për një situatë të rënduar financiare në këtë sektor. Ato kanë paralajmëruar se nga java e ardhshme rrezikohet ndërprerja e shërbimit për rreth 450 linja urbane dhe interurbane në të gjithë Shqipërinë.
Sipas tyre, rritja e kostove operative, sidomos për shkak të shtrenjtimit të karburantit, po e bën të pamundur vijimin normal të aktivitetit. Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar sërish institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe masa kompensuese për karburantin.
“Kemi kërkuar një skemë kompensimi për karburantin, të ngjashme me atë të vitit 2022”, bëjnë me dije operatorët, duke theksuar se mungesa e mbështetjes po e rëndon më tej situatën financiare të kompanive. Sipas tyre, gjatë takimit të mbajtur më 1 prill ishte premtuar një tjetër mbledhje më 7 prill, e cila nuk është realizuar.
Foto ilustruese
“Deri më tani nuk ka asnjë reagim apo qëndrim zyrtar nga institucionet”, shprehen përfaqësuesit e sektorit. Ata shtuan se kjo mungesë komunikimi po rrit pasigurinë në treg dhe po rrezikon vijimin e shërbimit publik të transportit. Shoqatat i janë drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë përgjegjëse për transportin, si dhe Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për të shmangur paralizimin e linjave të transportit publik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)