“Shqiptarët e kanë braktisur Ramën”, Noka në Foltoren e PD: Parlamenti është kthyer në zërin e narkosit

Akuza të forta ndaj qeverisë dhe thirrje për mobilizim qytetar u artikuluan nga Partia Demokratike gjatë Foltores së mbajtur para Kryeministrisë, ku në qendër të fjalës ishte sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

13.04.2026. 19:58

Gjatë fjalimit të tij, Noka deklaroi se qytetarët shqiptarë e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për mashtrime dhe keqqeverisje. Ai theksoi se Parlamenti nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve, por sipas tij është kthyer në “zërin e narkosit”.

“Parlamenti është kthyer në zërin e narkosit dhe jo të qytetarëve. Protesta jonë ka dhënë efektet e veta, ka vrarë frikën te shqiptarët dhe ka zgjuar shoqërinë”, u shpreh Noka, duke shtuar se pakënaqësia qytetare po rritet në të gjithë vendin.

Ai akuzoi qeverinë për shpërdorim të fondeve publike, duke deklaruar se firmosen kontrata me vlera të larta nga taksat e qytetarëve vetëm për përfitime të paligjshme. Sipas tij, sektorë të ndryshëm, përfshirë fermerët, janë në vështirësi për shkak të politikave qeveritare, ndërsa përmendi edhe reagimet në Lushnje si shenjë e revoltës në rritje.

Noka ngriti shqetësime edhe për procesin e integrimit europian, duke paralajmëruar se negociatat mund të bllokohen për shkak të keqqeverisjes. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për pengim të funksionimit të institucioneve dhe për mosrespektim të kërkesave të opozitës në Parlament.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 17 prill në orën 19:00, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për kundërshtimin e qeverisë dhe për të dhënë, sipas tij, “goditjen e radhës ndaj regjimit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)