Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në “Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi”, një forum shumë i rëndësishëm ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në këtë forum janë të pranishëm krerë shtetesh, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët diskutojnë mbi sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm në shkallë botërore.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shkruan se pjesëmarrja e tij në këtë forum vjen me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)