Policia e Tiranës ka nisur një operacion të gjerë antidrogë, ku sipas burimeve mësoeht se janë lëshuar me urdhër të prokurorit 30 fletë arresti.
Të njëjtat burime thonë për Nevvsmax Balkan se janë goditur disa grupe kriminale, të cilat janë të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Tre persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë të koduar "Zëmblaku", nga policia e Korçës. Në cilësinë e porositësit, shitësit dhe transportuesit, policia ka mundur ti arrestojë të tre teksa ka sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e kryer mbrëmjen e të mërkurës në këtë qytet. "Veri dhe Jug" ishte emri i operacionit policor, pasi grupi kriminal që u godit shiste kanabis në të gjithë vendin.
Hetimet për këtë rrjet trafikimi droge kanë nisur prej muajsh nga sektori i antidrogës, dhe se ka qenë zbërthimi i komunikimeve të operacioneve të mëparshme që çojë në sigurimin e provave që implikojnë personat e dyshuar.
Dhe pse janë lëshuar 30 urdhër arreste vetëm disa prej tyre janë ekzekutuar, si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike. Do të jetë policia ajo që më pas do të japë dhe njoftimin zyrtar për këtë operacion.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Rreth 200 persona mbetën të bllokuar në majë të një vendi të njohur turistik në Rio de Janeiro gjatë një operacioni policor në favelën Vidigal të qytetit, sipas mediave lokale.
Sir Keir Starmer ka akuzuar zyrtarët në Ministrinë e Jashtme se qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur kanë fshehur faktin se Lord Mandelson fillimisht dështoi në verifikimin e sigurisë për rolin e ambasadorit të SHBA-së.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Papa Leo thotë se nuk po kërkonte të debatonte me Donald Trump kur kritikoi "tiranët" për shpenzimin e miliarda dollarëve për luftëra në një fjalim më parë këtë javë.
Policia e Shtetit ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, duke sqaruar se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
Siguria ushqimore mbetet një nga sfidat më të mëdha dhe më komplekse në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha bëri të ditur se do të ketë së shpejti një linjë ajrore që lidhe Tiranën me Luksemburgun, në kuadër dhe të nisjes së sezonit të ri turistik në Shqipëri.
Kreu i demokratëve Sali Berisha në konferencën për shtyp foli për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin në Spanjë, që sipas kreut të PD e fshehur pjesëmarrjen duke e maskuar si takim me homologun Pedro Sanchez.
Një 39-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pak para mesnatës. Makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ndërsa mësohet se është plagosur dhe pasagjeri i mjetit i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Rreth 17 mijë metra2 tokë, apartamente dhe kuota të pesë shoqërive janë sekuestrur nga Prokuroria e Fieri, asi dyshohet se janë krijuar si pasojë e veprimtarive kriminale. Bëhet fjalë për një shtetas të dënuar në Itali për trafik droge.
Bashkia Tiranë hap thirrjen për kreditë e buta për vitin 2026, duke përcaktuar kriteret, afatet dhe nivelet e të ardhurave për qytetarët që synojnë të përfitojnë nga skemat e strehimit social.
Komente (0)