Linjë ajrore direkte me Luksemburgun? Ministri Hoxha takon kreun e Luxair

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha bëri të ditur se do të ketë së shpejti një linjë ajrore që lidhe Tiranën me Luksemburgun, në kuadër dhe të nisjes së sezonit të ri turistik në Shqipëri.

21.04.2026. 13:13

Ai është takuar me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ajrore Luxair, Gilles Feith, për të folur mbi këtë mundësi.

"Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Drejtorin Ekzekutiv të Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, për të shqyrtuar mundësitë e vendosjes së lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Me një sektor turizmi në rritje të shpejtë në Shqipëri dhe me infrastrukturën ajrore në zgjerim, potenciali për linja të reja dhe për thellimin e bashkëpunimit tregtar është i madh.

Rritja e lidhshmërisë ajrore shkon përtej fluturimeve; ajo mbështet tregtinë, tërheq investime, lehtëson lëvizshmërinë dhe afron më shumë njerëzit, duke qenë plotësisht në përputhje me prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, perspektivat e saj të rritjes dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presim me interes të çojmë përpara këtë dialog dhe të mirëpresim praninë e #Luxair në Shqipëri", shkruan Hoxha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)