Shkrumbohet makina në Kukës, flakët dëmtojnë edhe dy automjete të tjera

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ndërsa automjeti ishte në pronësi të shtetasit Rr. P.

21.04.2026. 10:12

Shkrumbohet makina në Kukës, flakët dëmtojnë edhe dy automjete të tjera

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, duke u djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar pjesërisht edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara pranë tij.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ndërsa automjeti ishte në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. “Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)