Aksident në Lezhë, plagosen drejtuesi i motorit dhe një grua shtatzënë

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Balldren-Torovicë, në Lezhë.

15.04.2026. 21:26

Aksident në Lezhë, plagosen drejtuesi i motorit dhe një grua shtatzënë

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Balldren-Torovicë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në murin rrethues të një objekti. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, e cila është shtatzënë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)