'Gjobë' 30 mijë euro të riut pasi i morën makinën, arrestohen 3 persona për kanosje në Vlorë

Policia sqaron se finalizoi operacionin e koduar “Strike”, menjëherë pasi personi i kërcënuar denoncoi grabitjen e automjetit të tij dhe kërëcnimin nga tre individë për t’u detyruar t’u jepte shumën prej 30 mijë eurosh.

15.04.2026. 15:45

'Gjobë' 30 mijë euro të riut pasi i morën makinën, arrestohen 3 persona për kanosje në Vlorë

Tre persona që kanosën një 30-vjeçar në qytetin e Vlorës, duke i marrë me forcë automjetin dhe nën presion kërkuan t’i merrnin edhe një shumë prej 30 mijë eurosh, janë vënë në pranga nga policia.

Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se finalizuan operacionin e koduar “Strike”, menjëherë pasi personi i kërcënuar denoncoi grabitjen e automjetit të tij dhe kërëcnimin nga tre individë për t’u detyruar t’u jepte shumën prej 30 mijë eurosh.

“Pas kallëzimit nga një 30-vjeçar, se dje, në një lokal, e kishin kanosur për t’i marrë një shumë parash, 3 shtetas, të cilët dyshohet se kishin armë zjarri me vete, dhe më pas i kishin marrë automjetin, deri në dhënien e parave të kërkuara menjëherë është ngritur një grup i posçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. U organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:  -A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.  Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMW” dhe janë larguar”, informon policia.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar si automjetin e autorëve, ashtu edhe automjetin e marrë shtetasit të dëmtuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)