Të shtëna me armë në Bathore, 22-vjeçari i përplasi automjeti, më pas e dhunon

Një përplasje e dhunshme mes disa të rinjve në zonën e Bathores ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se jo vetëm ka kanosur me armë zjarri, por edhe ka shkaktuar aksident të qëllimshëm ndaj një 33-vjeçari.

15.04.2026. 16:27

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes disa shtetasve. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë mbërritur në vendngjarje për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur rrethanat.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi me iniciale A. E., 22 vjeç, fillimisht ka përplasur me automjetin e tij mjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç. Më pas, për ta kanosur, ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi i riu, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit duke e goditur me grushte.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit, ndërsa automjeti tip “Range Rover” është sekuestruar si provë materiale. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së përdorur dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)