“Marrëveshje brenda prillit”, Trump sulmon sërish Papën dhe publikon foto me Jezu Krishtin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të rikthehen shumë shpejt në tryezën e negociatave, presidenti Donald Trump deklaroi se bisedimet “mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme”.

15.04.2026. 18:09

“Marrëveshje brenda prillit”, Trump sulmon sërish Papën dhe publikon foto me Jezu Krishtin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të rikthehen shumë shpejt në tryezën e negociatave. Presidenti Donald Trump deklaroi se bisedimet “mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme”, duke shtuar se po shqyrtohet një vendi tjetër dhe jo në Pakistan për zhvillimin e tyre. Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, konflikti është drejt fundit dhe një marrëveshje mund të arrihet brenda muajit prill.

Postimi me Jezu Krishtin

Në të njëjtën kohë, Trump ka tërhequr vëmendjen për postime të reja në rrjetin e tij social Truth. Pas kritikave të forta për një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku ai paraqitej si një figurë e ngjashme me Jezu Krishtin shërues gjatë luftës, këtë herë ai ka shpërndarë një tjetër imazh simbolik.

Në figurë, Jezu Krishti shfaqet duke e përqafuar Trump, të dy me aureola shenjtorësh dhe me flamurin amerikan në sfond. Mesazhi i shoqëruar sugjeron se “Zoti ka luajtur kartën Trump” në një moment të vështirë historik. Trump e ripostoi përmbajtjen, duke shtuar: “Radikalët e majtë mund të mos e pëlqejnë, por mua më duket shumë e bukur”.

Përplasja me Vatikanin

Presidenti amerikan nuk kurseu sërish kritikat ndaj Papa Leonit XIV. Retorika e Trump vijon tensionin mes Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikanit. Ai e ka sulmuar disa herë Papën, duke e akuzuar për dobësi ndaj kriminalitetit dhe për dështime në politikën e jashtme. “Dikush duhet t’i thotë se Irani ka vrarë 42 mijë të pafajshëm”, deklaroi Trump. Nga ana tjetër, Papa Leoni XIV ka kritikuar ashpër administratën amerikane, duke e akuzuar se ka “duart e përgjakura” për shkak të viktimave në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)