Agjencia për Mbikëqyrjen Policore ka nisur hetimin ndaj një efektivi policie i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar me të një person, me të cilin po konfliktohej, në një ngjarje që nuk kishte lidhje me detyrën.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si “Malajziani”, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar sherrin mes dy personave, që mund të kishte dhe bilanc më tragjik, nëse dy gra nuk do të ndërhynin për të ulur gjakrat.
Mësohet se konflikti ka nisur kur punonjësit e një lokali i kërkuan efektivit të policisë që të largonte mjetin e parkuar, por ky i fundit ka refuzuar.
Debati u përshkallëzua dhe në një moment, efektivi i policisë së Tropojës ka nxjerrë armën e shërbimit për të trembur personat me të cilët po konfliktohej.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, ndërsa polici po hetohet në gjendje të lirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)