Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019 në zonën e Porcelanit, GJKKO ka shpallur të pafajshëm, Elis Dukën, vëllain e kreut të klanit “Duka”, pasi nuk u provua që të ketë kryer vepër penale.
Sakaq janë dënuar me nga 25 vite burg, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltjan Loga. Më herët për këtë ngjarje ishin dënuar me 25 vite burg Blendi Teta dhe 26 vite heqje lirie, Ilir Selmani.
Kujtojmë se Leonard Duka u arrestua në Belgjikë në maj të vitit 2024 në Belgjikë me porosi të Shqipërisë dhe u ekstradua në vendin tonë, ku ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor në mungesë.
Duka dhe grupi i tij ekzekutuan ish-punonjësin e Policisë së Tiranës mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në lëvizje, në drejtim të makinës së 26-vjeçarit.
Blendi Teta do të vijojë të qëndrojë pas hekurave për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, si një ndër të akuzuarit për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.
Dy ditë më parë në Gjykatën e Posaçme u përball me Leonard Dukën edhe nëna e të ndjerit, e cila u kërkoi togave të zeza dënim me vdekje për të pandehurin. Sipas saj Leonardi ishte personi që i kishte ekzekutuar djalin.
“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Më solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin e me tha që nuk kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, kishte thënë ajo në sallën e gjyqit.
Vetë Duka ishte shprehur se ishte i pafajshëm dhe ka pretenduar se gjithçka është e montuar nga policia.
“Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të veriut.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Komente (0)