Mashtrim 17 milionë euro në Everest! Guidat 'helmojnë' turistët për t'i shpëtuar me helikopter
Një skemë gjigande mashtrimi që përfshin gudiat, të cilët çojnë turistët lartë e poshtë nëpër malin Everest, është zbuluar nga autoritetet në Nepal. Midis viteve 2022 dhe 2025, pati mbi 300 raste të konfirmuara të rreme, duke çuar në humbjen e 17 milionë eurove për shkak të mashtrimit.
Një skemë gjigande mashtrimi që përfshin gudiat, të cilët çojnë turistët lartë e poshtë nëpër malin Everest, është zbuluar nga autoritetet në Nepal.
Sipas Kathmandu Post, guidat dyshohet se u kanë hedhur fshehurazi helm në ushqim alpinistëve për ta bërë të pamundur finalizimin e ngjitjes në Everest dhe rrjedhimisht të nxisnin operacione shpëtimi të kushtueshme me helikopterë.
Kjo skemë e mashtrimit me sigurinë për jetën u ka sjellë atyre fitime prej 17 milionë eurosh, sipas një hetimi nga autoritetet nepaleze.
Moti i keq dhe komunikimet e çrregullta në malin më të lartë në botë dyshohet se kanë çuar në një industri milionëshe ku janë të përfshirë pilotë, guida dhe mjekë të dyshimtë që u faturojnë kompanive të sigurimeve për shërbimet e paofruara.
Kathmandu Post raporton se rrjeti i shpëtimtarëve mashtrues funksionon duke e bërë një alpinist të paraqesë një urgjencë mjekësore. Pastaj thirret një helikopter dhe ai dërgohet në një spital aty pranë, ndërsa në vijim paraqitet një kërkesë sigurimi që ka pak ngjashmëri me atë që ndodhi në të vërtetë.
Byroja Qendrore e Hetimeve e policisë së Nepalit identifikoi dy mënyra se si fabrikohet ky mashtrim.
E para përfshinte turistë që nuk duan të ecin deri në fund të rrugës. Ecjet mund të zgjasin deri në dy javë në këmbë, kështu që guidat u thonë alpinistëve të falsifikojnë një urgjencë mjekësore në mënyrë që të vijë një helikopter.
Foto: Policia e Nepalit
Por metoda e dytë është shumë më shqetësuese dhe përfshin mashtrimin e alpinistëve duke i bërë të mendojnë se po kalojnë një urgjencë mjekësore.
Mbi 3,000 m, sëmundja e lartësisë është e zakonshme. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrët e trupit dhe një rënie të ngopjes së oksigjenit në gjak.
Në shumicën e rasteve, kjo mund të zgjidhet me pushim, hidratim ose një zbritje graduale. Por CIB i Nepalit thotë se disa guidave dhe pjesëtarë stafi të hoteleve u thuhet t'i trembin turistët duke i bërë të mendojnë se një evakuim në spital është e vetmja gjë që do t'i shpëtojë.
Nëse kjo nuk funksionon, hetuesit zbuluan se në disa raste, guidat u përpoqën të shkaktonin simptoma duke u dhënë turistëve që vuajnë nga sëmundja e lehtë e lartësisë tableta dhe ujë të tepërt. Në të paktën një rast, pluhuri pjekës u përzie në ushqimin e turistëve për t'i bërë ata të sëmurë fizikisht.
Edhe pse një helikopter i vetëm mban disa pasagjerë në të njëjtën kohë, faturat ngarkohen sikur secili të kishte nevojë për helikopterin e vet. Një çarter prej 4,000 euro mund të bëhet lehtësisht 10,000 euro. Për ta ndihmuar këtë, manifestet dhe fletët e ngarkesës falsifikohen. Dhe në spitale, oficerët mjekësorë përgatisin raporte duke përdorur nënshkrimet digjitale të mjekëve që nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në raste, shpesh pa dijeninë e tyre.
Midis viteve 2022 dhe 2025, pati mbi 300 raste të konfirmuara të rreme, duke çuar në humbjen e 17 milionë eurove për shkak të mashtrimit. Edhe më keq është se problemi u identifikua në vitin 2019 nga media lokale, duke çuar në një hetim qeveritar që më pas rezultoi në reforma politikash. Por CIB zbuloi se jo vetëm që mashtrimi nuk u ndal, por problemi u zmadhua.
"Mashtrimi vazhdoi për shkak të veprimeve të dobëta ndëshkuese. Kur nuk ka veprime kundër krimit, ai lulëzon. Si rezultat, edhe mashtrimi i sigurimeve lulëzoi", i tha Kathmandu Post, kreu i CIB, Manoj Kumar KC.
Qeveria tani ka ndërmarrë veprime për të ndaluar këtë problem, me CIB që akuzoi 32 persona në fillim të këtij muaji në lidhje me mashtrimin sistemik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)