Vranë kandidatin për President dhe shqiptarin në Kolumbi, kapet grupi i “killerave” me 9 anëtarë
Sipas autoriteteve grupi kriminal, i njohur si “La Oficina Premium” ka ekzekutuar me 11 plumba shqiptarin Artur Tushi. Grupi me 9 anëtarë synonte eleminimin fizik kundrejt pagesës, të shtetasve të huaj me status të lartë në Medelin dhe qytete të tjera të Kolumbisë.
Një grup killerash me pagesë, me 9 anëtarë, që dyshohet se kanë kryer vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Artur Tushi, si dhe kandidatit për President të Kolumbisë, Miguel Uribe Turbay, është goditur nga policia në Medelin.
Hetimi për grupin nisi pas zbulimit të transfertave multimilonëshe në kriptovaluta, të cilat dyshohet se janë kryer për të financuar vrasjet e bujshme të viteve të fundit në Kolumbi. Sipas autoriteteve grupi kriminal, i njohur si “La Oficina Premium” synonte eleminimin fizik kundrejt pagesës, të shtetasve të huaj me status të lartë në Medelin dhe qytete të tjera të Kolumbisë.
Ata qëndrojnë pas katër vrasjeve të shtetasve të huaj në kryeqytetin e Antioquia-s dhe kanë lidhje të mundshme me vrasjen e kandidatit presidencial Miguel Uribe Turbay.
Nëntë anëtarët e grupit u gjetën dhe u arrestuan në një banesë në lagjen Kennedy, në Komunën 7 të Medelit veriperëndimor. Gjatë operacionit, u sekuestruan tetë armë zjarri, përfshirë një mitraloz dhe disa revolverë. Kryetari i bashkisë së Medelin, Federico Gutiérrez, tregoi se armët do t'i nënshtrohen Sistemit të Unifikuar të Krahasimit Balistik për të përcaktuar nëse ato janë përdorur në vrasje të tjera.
Përveç kësaj, autoritetet gjetën 29 telefona celularë, shumë prej të cilëve me linja ndërkombëtare, si dhe dokumentacion që mund ta lidhte organizatën me rrjete kriminale në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Vrasjet e të huajve nën hetim
Një ndër vrasjet e kryera nga “La Oficina Premium” është ajo e 54-vjeçarit meksikan Horacio Pérez Ledezma, një tregtar produktesh teknologjike, i cili u sulmua ndërsa drekonte në një restorant në sektorin Provenza, në El Poblado. Për këtë krim po hetohet edhe José Arteaga Hernández, i njohur ndryshe si "El Costeño" ose "Chipi", i cili dyshohet se është përfshirë edhe në vrasjen e Miguel Uribe Turbay.
Foto: Zyra e Prokurorit Medellin
Viktima tjetër është shqiptari Artur Tushi, i cili mbante edhe nënshtetësinë ekuadoriane, i cili u qëllua me 11 plumba pranë qendrës tregtare Santafé në El Poblado. Sipas hetuesve kolumbianë kjo vrasje lidhet me aktivitete të paligjshme që përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës, me pjesëmarrjen e organizatave kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane.
Autoritetet nuk kanë publikuar detaje rreth vrasjeve të qytetarëve amerikanë dhe kanadezë të përmendur në hetimin paraprak. Megjithatë, dy qytetarë kanadezë janë vrarë në Medelin në tre vitet e fundit.
Një nga këto incidente ndodhi më 31 janar të vitit të kaluar në Mall del Indio, ku u vra 42-vjeçari Jonathan Christopher Acevedo García. Krimi dyshohet se është urdhëruar nga ish-atleti olimpik Ryan James Wedding, pasi viktima u identifikua si dëshmitar kyç kundër tij.
Rasti tjetër përfshin Jesse Marcel Arrigo, i cili u vra në një restorant të vendosur në rrugën Las Palmas, pranë lagjes së San Diegos. I ndjeri u paraqit si Komisioner Ndërkombëtar i Paqes, megjithëse përballej me akuza për mashtrim në vendin e tij.
Pagesat miliona dollarëshe
Një nga aspektet më mbresëlënëse të hetimit është shuma që organizata faturonte për secilin krim. Sipas autoriteteve, vrasjet e të huajve kushtonin midis 400,000 dhe 500,000 dollarëve, ose rreth 1.83 miliardë pesos kolumbiane, varësisht nga profili i viktimës dhe kompleksiteti i goditjes.
Hetimi sugjeron se pagesat mund të jenë bërë përmes transfertave në llogari në parajsa fiskale ose përmes kriptovalutave, me qëllim pengimin e gjurmimit financiar dhe shmangien e gjurmueshmërisë së operacioneve.
Kryebashkiaku Gutiérrez deklaroi se po hetohet përfshirja e mundshme e organizatave transnacionale që dyshohet se kanë urdhëruar krime jo vetëm në Kolumbi, por edhe në Meksikë, Republikën Dominikane dhe Kili.
Gjatë bastisjes, autoritetet gjetën një altar me figura fetare, qirinj dhe sende të lidhura me praktikat ezoterike. Sipas informacionit zyrtar të marrë nga El Colombiano , anëtarët e grupit dyshohet se kryenin ritualet Santería përpara se të kryenin krimet, përfshirë sakrifikimin e të paktën katër dhive.
Sipas zyrës së Kryetarit të Bashkisë, këto rituale kishin një qëllim të dyfishtë, pasi së pari, anëtarët e grupit kërkonin mbrojtje shpirtërore përpara se të kryenin vrasjet dhe, në të njëjtën kohë, të mashtronin klientët përmes premtimeve për mbrojtje ose sukses në aktivitete të paligjshme, duke u dërguar atyre regjistrime audiovizuale të akteve të dyshuara ezoterike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)