Video e frikshme në Bosnjë, tramvaji përplas çdo gjë që i del përpara, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Një tramvaj ka dalë nga shinat në Sarajevë dhe ka përplasur makinat në rrugë duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur rëndë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Burimi: Serbiantimes

12.02.2026. 22:14

Video e frikshme në Bosnjë, tramvaji përplas çdo gjë që i del përpara, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarajevë, në Bosnje Hercegovinë, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe ka përplasur makinat në rrugë, përpara se të përmbysej.

Për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kamerat e sigurisë nga një automjet kanë kapur momentin e ngjarjes ku shihet tramvaji që duhet thënë po ecte me një shpejtësi të lartë në Bashçarshi dhe më pas nuk e merr dot kthesën duke u përmbysur në rrugë.

Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore menjëherë pasi në vendngjarje, rastësisht ndodhej edhe një ambulancë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)