Mund të duket si një nga filmat e James Bond, apo edhe si fantashkencë. Megjithatë, një smartphone i ngelur jashtë Koresë së Veriut zbulon nivelin e jashtëzakonshëm të kontrollit që regjimi i Kim Jong Un ushtron mbi informacionin dhe mënyrën e të shprehurit të qytetarëve të tij.
Sipas BBC-së, udhëheqësi koreano-verior po forcon masat për të ndaluar ndikimin e mediave nga Koreja e Jugut, të cilat shpesh kalojnë në vend përmes USB-ve dhe kartave SD. Konsumimi i mediave të huaja mund të dënohet me burgim, e madje edhe me vdekje. Në vitin 2023 përdorimi i frazave koreano-jugore ose të folurit me theksin e Koresë së Jugut u klasifikua me ligj si krim.
Smartphoni i ngelur jashtë vendit tregon qartësisht një nivel Orëellian të kontrollit. Pajisja është programuar që të zëvendësojë automatikisht “fjalët e ndaluara” gjatë shkrimit. Për shembull, fjala e njohur koreano-jugore “oppa”, e cila përdoret për të përshëndetur djem më të rritur në moshë ose partnerë romantikë, zëvendësohet automatikisht me fjalën “shok”. Pas kësaj, në ekran shfaqet një paralajmërim: “Kjo fjalë mund të përdoret vetëm për të përshkruar vëllezërit ose motrat e tua”.
Edhe fjala “Koreja e Jugut” ndryshohet automatikisht në “shtet kukull”, siç e quan zyrtarisht vendi fqinj. Përveç kontrollit të gjuhës, pajisja bën një screenshot çdo pesë minuta dhe ia dërgon autoriteteve, pa asnjë mundësi reagimi apo ndryshimi për përdoruesin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)