Hapet gropa nga askundi, zhduk një kantier në Shanghai

Kamerat e sigurisë në Shanghai kanë kapur momentin kur një grope e madhe u shfaq nga askundi, duke përpirë brenda një kantier ndërtimi.

Burimi: Intersting Engineering Facebook

12.02.2026. 21:22

Hapet gropa nga askundi, zhduk një kantier në Shanghai

Kamerat e sigurisë në Shanghai kanë filmuar një moment shumë të çuditshëm, por edhe të frikshëm në të njëjtën kohë, kur një gropë e madhe u hap në mes të rrugës duke zhdukur një kantier të tërë ndërtimi.

Ngjarja u filmua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në internet duke bërë xhiron e botës dhe duke rritur teoritë konspirative për atë që ndodhi.

Në video shihet një lëkundje e fuqishme e tokës, që pasohet nga shembja e masivit të dheut që hap një gropë gjigande e cila merr brenda saj çdo gjë që ka në sipërfaqe.

Shumë pranë vendngjarjes ishte ngritur dhe një kantier ndërtimi që humbi pjesën më të madhe të objekteve dhe kontejnerëve që kishte ngritur.

Në pamje shihen edhe punëtorët e kantierit që në panik vrapojnë për të shpëtuar jetët e tyre. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, teksa një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)