Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un duket se ka përcaktuar vajzën e tij 13-vjeçare, Kim Ju Ae, si pasardhëse në krye të vendit. Lajmi bazohet në informacione të publikuara nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut.
Sipas burimeve të inteligjencës së Seulit, paraqitjet e shpeshta publike të Kim Ju Ae në krah babait të saj në aktivitete zyrtare dhe ushtarake, mund të interpretohen si sinjale të një përgatitjeje të mundshme për trashëgiminë politike. Megjithatë, analistët mbeten të ndarë në vlerësime.
Disa e shohin këtë si një strategji të qartë për të konsoliduar vazhdimësinë dinastike të regjimit, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një mesazh simbolik, me qëllim forcimin e imazhit të stabilitetit dhe kontrollit brenda vendit. Deri më tani, nga autoritetet e Koresë së Veriut nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar lidhur me çështjen e pasardhësit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)