Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 6.2 Rihter ka goditur mesditën e së enjtes Kilin duke shkaktuar panik te banorët, që kanë braktisur menjëherë shtëpitë e tyre.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 95 km në jug të Coquimbos dhe 32 km në jugperëndim të Ovalle, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 37 km.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme, teksa ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për të monitoruar të gjithë situatën.
Lëkundja e parë është pasur nga disa tërmete të tjerë me magnitudë më të vogël, të cilët po ashtu nuk kanë shkaktuar dëme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)