Reshjet e forta të borës që kanë goditur veriperëndimin e Japonisë kanë shkaktuar 46 viktima dhe 604 të plagosur. Analiza është publikuar pas të dhënave të siguruara nga agjencitë japoneze të mbrojtjes civile.
Rreth një e treta e të plagosurve, e thënë ndryshe 193 persona, raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në prefekturën Niigata, ku janë konfirmuar 17 vdekje.
Vala e fundit e motit të keq, e cila ka përfshirë vendin që prej 20 janarit, ka arritur edhe në Tokio prej datës 8 shkurt. Në kryeqytetin japonez ka rënë borë për herë të parë pas disa vitesh, me një shtresë prej rreth pesë centimetra. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën për përballimin e pasojave të motit ekstrem.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)