Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke u shprehur se duhet të vendosë nëse do të bëhet fuqi apo do të zhduket.
"Që nga botimi i raporteve të shkruara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina është përshpejtuar jashtëzakonisht shumë. Sot, ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh. Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet fuqi. Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të katër erërave, do të zhdukeshim.", tha ai.
Sipas Macron, "Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht."
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)