Maroku përfshihet nga përmbytjet, 4 viktima dhe mijëra të evakuuar

4 viktima dhe mijëra të evakuuar është bilanci i motit të keq dhe përmbytjeve në veri të Marokut.

Burimi: France24

09.02.2026. 22:15

Maroku përfshihet nga përmbytjet, 4 viktima dhe mijëra të evakuuar

Katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë veriun e Marokut, teksa një person i pestë raportohet i zhdukur.

Situata paraqitet alarmante në disa zona, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e të paktën 150 mijë personave.

Katër të vdekurit ishin në një makinë në Tetouan kur mjeti i tyre u rrethua nga uji i një lumi që kishte dalë nga shtrati papritmas për shkak të prurjeve të shumta.

Provincat në të gjithë Marokun veriperëndimor janë goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu gjatë javës së kaluar. Shërbimi kombëtar meteorologjik parashikon mot të keq edhe për disa ditë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)