Ushtarët e Koresë së Veriut kthehen nga lufta në Ukrainë, me lot në sy përqafojnë Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se 9 ushtarë që morën pjesë në operacionin e fundit në Rusi humbën jetën. Ndërkohë raportohet se Koreja e Veriut dërgoi rreth 14,000 ushtarë për të luftuar përkrah Rusisë në Kursk vitin e kaluar.

14.12.2025. 17:48

Ushtarët e Koresë së Veriut kthehen nga lufta në Ukrainë, me lot në sy përqafojnë Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje në Phenian për një njësi ushtarake që u kthye nga fronti i luftës së Rusisë me Ukrainën.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA, lideri komunist priti të premten Regjimentin e 528-të të Inxhinierisë të Ushtrisë Popullore Koreane, i cili u kthye në vend pas një vendosjeje katër mujore në Kursk, ku thuhet se prej fillimit të gushtit kreu misione luftarake dhe inxhinierike.

Në një fjalim të transmetuar nga KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut vlerësoi oficerët dhe ushtarët për "veprimin e tyre heroic dhe heroizmin masiv", duke theksuar se ata i zbatuan me besnikëri urdhrat e Partisë së Punëtorëve të Koresë në kushte lufte. Ai tha se regjimenti ka demonstruar përkushtim absolut ndaj partisë dhe shtetit.

Një video e publikuar nga Koreja e Veriut tregon ushtarë që zbresin nga një aeroplan, Kim Jong-un duke përqafuar një ushtar në karrocë me rrota dhe turma ushtarakësh dhe zyrtarësh që mirëpresin njësinë, anëtarë të së cilës shpërthejnë në lot kur shohin liderin e Phenianit.

Kim tha ndër të tjera në këtë ceremony se nëntë ushtarë u vranë gjatë misionit, duke e përshkruar humbjen e tyre si "zemërthyese". Ai njoftoi se Regjimenti i 528-të i Xhenios do të nderohej me Urdhrin e Lirisë dhe Pavarësisë, ndërsa nëntë ushtarëve të rënë iu dha pas vdekjes titulli Hero i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, si dhe çmime të tjera shtetërore.

Misioni I kësaj njësie të ushtrisë korano-veriore është pjesë e bashkëpunimit ushtarak Phenian-Moskë. Muajin e kaluar, ministriarse e Mbrojtjes tha se ushtarët e Koresë së Veriut që ndihmuan në sprapsjen e një pushtimi të madh ukrainas në rajonin e Kurskut tani po luanin një rol të madh në operacionet e pastrimit të minave.

Sipas burimeve të Koresë së Jugut, Ukrainës dhe Perëndimit, si pjesë e një pakti të ndërsjellë mbrojtës, Koreja e Veriut dërgoi rreth 14,000 ushtarë për të luftuar përkrah Rusisë në Kursk vitin e kaluar, me më shumë se 6,000 të vrarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)