12 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri në një kompleks rezidenciale në qytetin Shantou në jug të Kinës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri në ndërtesën 4-katëshe shpërtheu në orët e para të mëngjesit, teksa flakët u përhapën me shpejtësi, duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta teksa një hetim ka nisur për ngjarjen e rëndë.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pas zjarrit vdekjeprurës në Hong Kong i cili iu mori jetën të paktën 160 personave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)