Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar disa nga sanksionet e tyre kundër gjigantit rus të naftës Lukoil.
Sipas burimeve që vijnë nga Departamenti amerikan i Thesarit, SHBA do të lejojë të operojnë stacionet e benzinës të Lukoil që ndodhen të vendosura jashtë Rusisë.
Janë rreth 2000 stacione benzine të Lukoil në të gjithë Evropën, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Amerikën që do të lejohen të vazhdojnë me operimin e tyre deri në prill të vitit 2026, me kushtin e vetëm që paratë e tyre të mos i transferojnë në Rusi.
Presidenti Donald Trump vendosi sanksione ndaj Lukoil dhe Rosneft, dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, në tetor, një lëvizje që synonte të ndërpriste të ardhura për luftën e Putin.
Ato ishin sanksionet e para të drejtpërdrejta të SHBA-së ndaj subjekteve ruse në mandatin e dytë të Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)