“Nuk ka të dhënë për bisedime të tjera”, Irani përgënjeshtron Trump

Sipas një burimi diplomatik të cituar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, Teherani ka deklaruar se “nuk ka informacion” për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në.

Burimi: Tgcom

15.04.2026. 11:34

“Nuk ka të dhënë për bisedime të tjera”, Irani përgënjeshtron Trump

Irani dhe Shtetet e Bashkuara mbeten me qëndrime të paqarta rreth mundësisë së rifillimit të negociatave, ndërsa tensionet diplomatike dhe lëvizjet rajonale po shtohen.

Sipas një burimi diplomatik të cituar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, Teherani ka deklaruar se “nuk ka informacion” për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në. Burimi shtoi se janë shkëmbyer mesazhe mes Iranit dhe Pakistanit, i cili ka luajtur rolin e ndërmjetësit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “diçka mund të ndodhë” brenda dy ditëve të ardhshme në Islamabad, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të rifillojnë shumë shpejt, edhe pse pa detaje konkrete.

Sipas IRNA, Pakistan ka konfirmuar se mbetet i angazhuar në përpjekjet e tij për ndërmjetësim, pas një raundi të mëparshëm bisedimesh SHBA–Iran të zhvilluara në Islamabad që përfunduan pa marrëveshje.

Ndërkohë, kryeministri i Shehbaz Sharif ka nisur një tur katërditor në Arabi Saudite, Katar dhe Turqi, duke përforcuar më shumë idenë se brenda 48 orëve të ardhshme nuk do të këtë një raund të ri negociatash për paqe.

Vizita e Sharif përfshin takime bilaterale dhe pjesëmarrje në një forum diplomatik në Turqi, në vijim të përpjekjeve për një raund të ri të mundshëm bisedimesh SHBA–Iran.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)