Monstra që vriste pacientët në ambulancë, përfitonte deri në 7 mijë euro në muaj nga agjencitë funerale

Dyshimet janë se 6 viktimat e moshuara janë vrarë përmes injektimit të ajrit në venë, një metodë që shkakton insuficiencë të menjëhershme respiratore.

15.04.2026. 16:13

Monstra që vriste pacientët në ambulancë, përfitonte deri në 7 mijë euro në muaj nga agjencitë funerale

Një skandal i rëndë po trondit Italinë, ku 27-vjeçari Luca Spada dyshohet jo vetëm për vrasje të pacientëve gjatë transportit me ambulancë, por edhe për lidhje të dyshimta me agjenci funeralesh dhe përfitime të paligjshme. Sipas hetimeve të Prokuroria e Forlì, i riu është nën hetim për vdekjen e gjashtë të moshuarve, raste të ndodhura gjatë ose menjëherë pas transportit me ambulancë në zonën e Forlì-t.

Dyshimet janë se viktimat janë vrarë përmes injektimit të ajrit në venë, një metodë që shkakton insuficiencë të menjëhershme respiratore. Ajo metodë shkaktonte vdekjen e pacientit në harkun e një minute. Nga përgjimet e publikuara, rezulton se Spada fliste me miqtë për një lloj “tarife” që e përfitonte paralelisht nga agjencitë e shërbimeve funerale.

Ai pretendonte se mund të fitonte deri në 7 mijë euro në muaj, nëse “je i zoti” dhe arrin të realizosh rreth 10 funerale në javë, duke bashkëpunuar me 7-8 agjenci të ndryshme. Hetimet konfirmuan se këto lidhje datojnë që nga viti 2017, në qytetin e tij të lindjes Meldola. Në një bisedë të vitit 2025 me një pronar agjencie funerale, Spada i mburrej duke thënë: “Sapo bëra një të vdekur”. Në anën tjetër, bashkëbiseduesi e pyeste nëse kishte lënë “kartvizitën e kontaktit”, një referencë e mundshme për sigurimin e klientëve.

Sipas prokurorit Cieri, ende nuk ka prova që Spada ishte zyrtarisht ortak në kompani funeralesh, por ka indicie për bashkëpunime të vazhdueshme dhe pagesa për shërbime të ndryshme. Në përgjimet telefonike, ai shfaqte interes të madh për shpërndarjen e funeraleve dhe madje ankohej kur familjet zgjidhnin agjenci konkurrente. Në disa raste, diskutonte edhe shpërndarjen e kartave të biznesit te familjarët e viktimave.

Megjithëse pista ekonomike është një nga motivet e mundshme, autoritetet theksojnë se shkaqet e plota mbeten të paqarta dhe mund të përfshijnë faktorë ekonomikë, psikologjikë apo emocionalë. Ndërkohë, hetuesit po analizojnë aktivitetin e kaluar të Spadës, duke shkuar përtej periudhës kur ai punonte me Kryqin e Kuq, për të kuptuar nëse raste të tjera të ngjashme mund të jenë fshehur në të kaluarën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)