Iranianët mbushin sheshet për 40-ditëshin e Khameneit, parada edhe si “fitore” ndaj Amerikës
Mijëra iranianë u mblodhën në rrugët e Teheranit dhe qytetet e tjera të vendit për të përkujtuar vdekjen e ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei ndërsa armëpushimi ka dhënë sinjalet e para të krisjes.
Armëpushimi dy javor me SHBA-të dhe Izraelin, i arritur falë ndërmjetësimit të Pakistanit, po festohet si fitore nga regjimi Iranian, teksa një paradë e madhe me mijëra pjesëmarrës mbushi rrugët e Teheranit.
Mijëra iranianë u mblodhën në rrugët e Teheranit dhe qytetet e tjera të vendit për të përkujtuar vdekjen e ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei ndërsa armëpushimi ka dhënë sinjalet e para të krisjes.
Mbështetësit e Khameneit mbanin portrete të udhëheqësit të tyre të ndjerë dhe valëvitnin flamujt e republikës islamike, më shumë se një muaj pasi ai vdiq në sulmin e SHBA-Izrael më 28 shkurt.
Foto: AP/Vahid Salemi
Festimi shënon një periudhë zie 40-ditore, një rit i rëndësishëm kalimi për myslimanët, që nga vdekja e ish-udhëheqësit.
Një tubim i madh u zhvillua në kryeqytetin Teheran, ku sulmet kanë pushuar që kur armëpushimi i brishtë hyri në fuqi të martën në mbrëmje, si dhe në qytetin veriperëndimor të Urmisë dhe në verilindje të Gorganit.
Khamnei 86 vjeçar, pasi kishte udhëhequr republikën islamike për më shumë se 36 vjet, u vra në një sulm më 28 shkurt. Sulmi shënoi fillimin e një konflikti që më pas përfshiu të gjithë Lindjen e Mesme, me Iranin që u hakmor me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit që i akuzon se shërbejnë si pika nisjeje për sulmet amerikane.
Foto: AP/Vahid Salemi
Një funeral shtetëror për Khamenein u njoftua fillimisht, por në fund të fundit nuk mund të mbahej për shkak të luftës. Djali i tij Mojtaba, i cili e pasoi atë në fillim të marsit, nuk ishte i pranishëm në paradën në Teheran, pasi ai u plagos në një sulm, sipas zyrtarëve iranianë, dhe ende nuk është shfaqur në publik që nga emërimi i tij.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mori pjesë në homazhe dhe pozoi për foto me të pranishmit, sipas imazheve të transmetuara në televizionin shtetëror. Homazhet kombëtare nisën në orën 9:40 të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur sulmet vranë Khamenein në rezidencën e tij në Teheran së bashku me dhjetëra oficerë dhe zyrtarë të lartë.
Disa iranianë që morën pjesë në paradën përkujtimore pretenduan se marrëveshja e një armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së dhe Izraelit shënoi një 'fitore' për regjimin.
Foto: AP/Vahid Salemi
“Udhëheqësi është gjallë, ai gjithmonë lutet për ne dhe po na shikon të gjithëve tani, dhe fitorja është padyshim e jona”, tha Nastaran Safaie, një studente 24-vjeçare që mori pjesë në marshimin përkujtimor në Teheran.
Një person që mori pjesë në marshim, i quajtur Esmaeili, tha se ka pak shpresë për negociatat që priten të zhvillohen para fundit të javës në Pakistan, duke akuzuar amerikanët se po veprojnë me keqbesim.
"Ajo që thonë ata për armëpushimin dhe shkeljen e tij është një përsëritje e histories. Duhet të jetë një mësim për popullin e nderuar të Iranit që të mos mashtrohet nga premtimet boshe të vendeve hipokrite", tha ajo.
Të tjerë si Mahdi Mohaddes, një inxhinier 41-vjeçar, mbështetën mendimin e saj. "Shpresoj që bisedimet të mos ndodhin. Nëse do të isha në vendin e zyrtarëve, do ta rishqyrtoja dhe nuk do të merrja pjesë në këto negociata", tha ai.
Ndërkohë, Mohammad Hossein Bonakdar, i rrethuar nga flamuj të Hezbollahut, tha se lëvizja aleate në Liban u ka dhënë "jetën dhe gjakun e saj" iranianëve.
Foto: AP/Vahid Salemi
"Të gjithë janë shumë të mërzitur dhe të trishtuar dhe presin që të merren masa të përshtatshme. Tani është detyra jonë të veprojmë në përgjigje të këtij agresioni. Por në fund të fundit, çdo vendim që shpall udhëheqja e revolucionit është i detyrueshëm dhe ne do t'i bindemi", tha ai.
Më shumë se një ditë që nga arritja e marrëveshjejes për të ndaluar sulmet për dy javë, duket se gjithçka është në prag të kolapsit, me mosmarrëveshje të mëdha midis SHBA-ve, Izraelit, pasi Irani pretendon se armëpushimi përfshin edhe Libanin, ndërsa Benjamin Netanjahu ka nisur një pushtim të madh tokësor dhe ajror.
Të mërkurën, Izraeli intensifikoi fushatën e tij të bombardimeve mbi Liban, duke vrarë 182 persona, ndërsa pretendoi se goditi më shumë se 100 pika të Hezbollahut në disa nga sulmet më të rënda të luftës deri më tani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Një incident i rëndë është regjistruar në aeroportin e Manchesterit, ku një inxhinier ka rënë nga dera e hapur e një avioni pasagjerësh dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Irani ka paraqitur kërkesa të rëndësishme gjatë bisedimeve për përfundimin e luftës, sipas zyrtarëve të lartë në Teheran, duke përfshirë dëmshpërblime lufte dhe kontroll mbi një zonë strategjike detare të Hormuzit.
Një incident i rëndë ka shkaktuar panik në një fluturim të skuadrës argjentinase, pasi një futbollist u arrestua dhe u nxor nga avioni me pranga pas dyshimeve për një kërcënim me bombë.
Komente (0)