Kërcënimi shfarosës i Trump, Irani rrethon termocentralet dhe urat me zinxhirë njerëzish
Irani u ka bërë thirrje të rinjve të vendit të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth termocentraleve të vendit, të cilat Presidenti Trump po kërcënon t'i bombardojë me ultimatumin e së mërkurës që po skadon për Teheranin.
Rrethimi i fabrikave, uzinave dhe urave me zinxhirë njerëzish është përgjigjia që regjimi në Teheran ka zgjedhur t’i japë kërcënimit shfarrosës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me shpresën se frika e ekzekutimit të civilëve të pafajshëm do ta zmbrapsë sulmin amerikan.
Irani u ka bërë thirrje të rinjve të vendit të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth termocentraleve të vendit, të cilat Presidenti Trump po kërcënon t'i bombardojë me ultimatumin e së mërkurës që po skadon për Teheranin.
Presidenti amerikan kishte theksuar në një konferencë për shtyp se brenda katër orëve nga skadimi i ultimatumit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, të gjitha urat dhe termocentralet do të shkatërrohen.
Ndërsa sot Trump përsëriti afatin, deri në orën 01:00 të së mërkurës, duke thënë se: “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më.”
Sakaq në Teheran zyrtarët qeveritarë u kanë bërë thirrje studentëve, artistëve dhe atletëve të formojnë mburoja njerëzore rreth këtij orari.
Sipas ushtrisë izraelite, janë goditur tetë segmente kyçe të urave dhe rrugëve në disa zona, përfshirë Teheranin, Karajin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin.
Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me një deklaratë të fortë në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar afatit që i ka vendosur Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të dëshironte të merrte kontrollin mbi naftën e Iranit, por pranoi se një veprim i tillë mund të zgjaste konfliktin dhe nuk do të mbështetej plotësisht nga qytetarët amerikanë.
“Termocentralet, të cilat janë pasuri dhe kapital kombëtar, pavarësisht nga çdo pikëpamje politike, i përkasin të ardhmes së Iranit dhe të rinjve të Iranit”, tha Alireza Rahimi, sekretar i Këshillit Suprem të Rinisë dhe Adoleshentëve, në një video të transmetuar në televizionin shtetëror.
Ai shprehu shpresën se “me pjesëmarrjen e të rinjve në të gjithë vendin, ky zinxhir njerëzor do të formohet rreth termocentraleve dhe do të jetë një shenjë e angazhimit të të rinjve për të mbrojtur infrastrukturën e vendit dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur”.
𝗩𝗜𝗗𝗘𝗢 | Students form a human chain on Iran's historic Dezful Bridge following US-Israeli threats to target Iran’s vital civilian infrastructure.
Një video e ndarë nga agjencia e lajmeve Fars tregon njerëz që mbanin një flamur të madh iranian përgjatë urës ikonike Pol Sefid, një urë me hark në Ahwaz, në jugperëndim të vendit.
Një video tjetër pretendonte të tregonte një "zinxhir studentësh" në Urën e Vjetër historike në Dezful, në jugperëndim të Iranit, ndërsa një imazh tjetër tregon disa njerëz që qëndrojnë jashtë termocentralit Shahid Rajaee pranë Teheranit.
Po ashtu pamje të tjera tregojnë një grupim njerëzish që mbajnë pankarta jashtë termocentralit në Tabriz, në veri të vendit.
Foto: X
Nuk është e qartë se sa të organizuara janë tubimet ose nëse ato janë vërtet të lidhura drejtpërdrejt me kërkesën e mëparshme të zyrtarit për të formuar "zinxhirë njerëzorë".
Sakaq, edhe pse Trump kishte kërcënuar dje se do të bombardonte Iranin dhe do ta kthente atë “në epokën e gurit”, ai përsëri tha se nuk donte të shënjestronte infrastrukturën e vendit.
“A dua ta shkatërroj infrastrukturën e tyre? Jo”, tha ai, duke shtuar se “do t'u duhen 100 vjet për ta rindërtuar tani”.
“Nëse ne ikim sot nga aty, atyre do t'u duhen 20 vjet për ta rindërtuar vendin e tyre, dhe nuk do të jetë kurrë aq i mirë sa ishte”, tha Trump me këmbëngulje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)