Donald Trump i kujton Iranit se ka ende 48 orë për të arritur një marrëveshje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, përndryshe do të përballet me "ferrin".
"A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të ARRITUR NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT?" shkroi Trump në Truth, duke iu referuar ultimatumit që lëshoi më 26 mars.
"Koha po mbaron: kanë mbetur 48 orë para se të shpërthejë ferri", tha presidenti, duke shtuar: "Lavdi ZOTIT!"
Deklarata e Trump vjen në një kohë kur kriza e naftës ka rritur ndjeshëm çmimet për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit e mjaft shtete po ndërrmarin hapa të kufizimeve për të përballuar këtë krizë.
E fundit në kohë ishte Italia që kufizon karburantin për aviacionin, ndërkohë që dhe pesë shtete të tjera të BE-së gjithashtu kanë kufizuar karburantin. Pesë ministra të financave të BE-së, nga Italia, Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Austria, i kërkuan Komisionit Europian një masë për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive të energjisë, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)