Zhvillime dramatike në rajonin e Gjirit Persik, ku gjatë kësaj të premteje u raportua se janë rrëzuar dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së. Sipas Neë York Times, një avion luftarak A-10 Ëarthog ka rënë pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa më parë avioni F-15E ishte goditur mbi territorin e Iranit. Të dy avionët kishin ekuipazhe me dy persona.
Zyrtarët amerikanë konfirmuan se njëri nga pilotët është shpëtuar, ndërsa raportime jozyrtare nga agjencia iraniane “NourNeës”, e lidhur me regjimin e Teheranit, sugjeronin se piloti tjetër mund të ketë rënë në duart e forcave të Gardës Revolucionare Islamike. Autoritetet iraniane ende nuk kanë bërë asnjë konfirmim.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, banorët lokalë janë mobilizuar. Ndërkohë, tributë e këtyre zonave kanë nisur patrullime dhe kërkime në male dhe fusha për të monitoruar situatën dhe për të qenë gati për një përballje të mundshme me trupat amerikane.
Gjithashtu, mediat e mëdha po raportojnë për goditjen edhe të një helikopteri amerikan, por rrethanat janë ende të paqarta. Ndërkohë, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga ana e forcave amerikane vazhdojnë, ndërsa fatin e pilotit të dytë ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Sipas televizionit iranian, shumë njerëz kanë shkuar me makina në zonën ku ra avioni i parë. Forcat e armatosura iraniane i kanë kërkuar popullsisë që të njoftojnë menjëherë sapo ta pikasin pilotin, ndërsa një prej direktivave ishte “të mos lejohet askush që ta keqtrajtojë pilotin”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)