Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, Irani vazhdon të mbetet një kërcënim serioz ushtarak në Lindjen e Mesme, pavarësisht dëmeve të shkaktuara gjatë konfliktit që tashmë ka hyrë në muajin e dytë.
Burime të afërta me raportin bëjnë të ditur se rreth gjysma e lëshuesve të raketave iraniane janë ende funksionalë, ndërsa vendi disponon mijëra dronë sulmues.
Ky kapacitet i jep Teheranit mundësinë të destabilizojë rajonin dhe të kërcënojë rrugë strategjike si ngushtica e Hormuzit, e rëndësishme për transportin global të naftës edhe për shumë kohë të tjera.
Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe më tej pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar sulme ndaj infrastrukturës civile në Iran.
Në një postim në rrjetin e tij social, ai kërcënoi se objektivat e ardhshëm mund të jenë urat dhe centralet elektrike, duke shtuar se SHBA “nuk e ka nisur ende plotësisht” fushatën e saj të shkatërrimit. Këto deklarata kanë shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite njofton se ka interceptuar dhe shkatërruar 5 dronë iranianë në dy ditët e fundit. Ministria e Mbrojtjes raportoi për rrëzimin e një droni gjatë natës, pas 4 të tjerëve të kapur më herët.
Zhvillimet e fundit tregojnë një situatë gjithnjë e më të tensionuar në rajon, ku përplasjet ushtarake dhe retorika politike po rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë me pasoja globale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)