Tri javë bombardime me avionë, raketa balistike e dronë, ç’po ndodh në Lindjen e Mesme dhe ndikimi në botë
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa deklaratat e forta politike, sulmet ushtarake dhe pasiguria për fatin e figurave kyçe në Iran po shtojnë tensionet në nivel global.
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa deklaratat e forta politike, sulmet ushtarake dhe pasiguria për fatin e figurave kyçe në Iran po shtojnë tensionet në nivel global.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij po përpiqet të dobësojë regjimin iranian “me shpresën për t’i dhënë popullit iranian një mundësi për ta rrëzuar atë”. Në një video-mesazh, ai theksoi se një ndryshim i tillë nuk do të ndodhë menjëherë apo lehtë, por sipas tij, “nëse vazhdojmë, do t’u japim mundësinë të marrin fatin në duart e tyre”.
Netanyahu gjithashtu pretendoi se një nga figurat kryesore të regjimit, Ali Larijani, është vrarë, duke e cilësuar atë si drejtues të një “grupi gangsterësh që drejton Iranin”. Megjithatë, autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen apo plagosjen e tij, duke lënë të paqartë fatin e një prej figurave më të rëndësishme të sigurisë në vend.
Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “Wall Street Journal”, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka miratuar një kërkesë të bërë nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Joe Kent është veteran i luftës në Irak dhe mbështetës prej vitesh i Trump. Ka marrë pjesë në 11 misione me ushtrinë amerikane dhe ka humbur bashkëshorten në Siri.
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu komentoi vrasjet e zyrtarëve iranianë, duke thënë se IDF-ja po e minon regjimin, duke i dhënë popullit mundësinë ta rrëzojë atë.
Në të njëjtën linjë, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, deklaroi se “iranianët janë më të sigurt” pa Larijanin dhe komandantin e Basij-it, Gholamreza Soleimani, për të cilin Izraeli gjithashtu pretendon se është vrarë. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të ditur se ushtria është udhëzuar të “vazhdojë ndjekjen e liderëve të regjimit iranian”.
Nga ana tjetër, situata në terren mbetet dramatike. Sipas raportimeve, Irani ka lëshuar mbi 900 raketa dhe 3,000 dronë në sulme që kanë prekur të paktën 13 vende në rajon. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm gjatë një dite janë neutralizuar 45 dronë dhe 10 raketa balistike, ndërsa që nga fillimi i luftës numri total i sulmeve ajrore ka kaluar 2,000.
Konflikti ka sjellë pasoja të rënda edhe për civilët. Në Teheran, banorët përshkruajnë momente terrori nga bombardimet gjatë natës, me shpërthime të fuqishme që tronditin ndërtesat. Një qytetar tha se “papritur shtëpia ndriçohej dhe më pas vinte zhurma”, ndërsa një grua e re u shpreh se lufta po i shkatërron gjendjen emocionale: “Shpresoj shumë që të përfundojë, nervat e mi janë të shkatërruar”.
Ndërkohë, situata ka shkaktuar edhe reagime ndërkombëtare. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë, duke shtuar se rreth 100,000 shtetas britanikë pritet të jenë kthyer nga Lindja e Mesme deri në fund të ditës. Ajo konfirmoi gjithashtu dislokimin e avionëve luftarakë dhe helikopterëve për operacione mbrojtëse në rajon.
Në një zhvillim tjetër të rëndësishëm, drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joe Kent, ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se nuk mund ta mbështesë luftën kundër Iranit, të cilën e cilësoi si të pajustifikuar dhe të dëmshme për interesat amerikane.
Situata mbetet shumë e paqëndrueshme edhe në vende të tjera si Dubai dhe Abu Dhabi, ku alarmet për raketa janë bërë të shpeshta dhe disa viktima janë raportuar nga mbetjet e predhave të interceptuara.
Ndërkohë, presioni ndërkombëtar për një zgjidhje diplomatike po rritet, por zhvillimet e fundit tregojnë se palët janë ende larg një marrëveshjeje. Lufta jo vetëm që po përshkallëzohet ushtarakisht, por po sjell edhe pasoja të mëdha humanitare dhe ekonomike, duke rritur frikën për një konflikt edhe më të gjerë në rajon dhe përtej tij.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)