“Shkatërruam gjithçka në ishull, por i kursyem naftën Iranit”, Trump kritika aleatëve: I kemi ndihmuar për shumë vite
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e vendit të tij për mungesë mbështetjeje në përpjekjet për të siguruar kalimin e anijeve cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e vendit të tij për mungesë mbështetjeje në përpjekjet për të siguruar kalimin e anijeve cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh i zhgënjyer nga disa vende aleate që, sipas tij, nuk kanë treguar entuziazëm për t’u bashkuar me një mision detar që do të shoqëronte cisternat e naftës në këtë korridor strategjik, ku tensionet janë rritur për shkak të veprimeve të Iran.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, SHBA dhe Izraeli kanë goditur rreth 7 mijë objektiva dhe kanë ulur me 90 për qind lëshimet e raketave dhe me 95 për qind sulmet me dronë.
Shumica e vendeve në Lindjen e Mesme nuk mbështeten te lumenjtë, burimet nëntokësore apo reshjet për furnizimin me ujë, por te uji i detit i pastruar përmes desalinimit.
“Shumë vende më kanë thënë se janë rrugës, disa janë shumë entuziastë dhe disa jo. Ka vende që ne i kemi ndihmuar për shumë e shumë vite, i kemi mbrojtur nga kërcënime të jashtme, por nuk janë treguar aq entuziastë sa do të prisja,” deklaroi Trump.
Ai shtoi se për të ka rëndësi niveli i mbështetjes që ofrojnë aleatët, duke theksuar se SHBA ka vendosur dhjetëra mijëra ushtarë në vende të ndryshme për t’i mbrojtur ato. Sipas tij, kur Uashingtoni kërkon ndihmë, disa prej këtyre vendeve shmangin përfshirjen.
Trump e përshkroi misionin e mundshëm detar si një operacion “relativisht të vogël”, edhe pse situata në rajon mbetet e tensionuar dhe Irani vazhdon të lëshojë predha drejt anijeve cisternë që kalojnë në zonë.
Ndërkohë, presidenti amerikan foli edhe për një operacion ushtarak të ndërmarrë nga SHBA në ishullin KhargK, një ishull strategjik iranian në Gjirin Persik. Sipas Trump, forcat amerikane kanë shkatërruar pothuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake në ishull, por kanë shmangur goditjen e objekteve të lidhura me eksportin e naftës.
“Ne shkatërruam gjithçka në ishull, përveç zonës së tubacioneve të naftës. Nuk donim ta bënim këtë, por mund ta bëjmë në çdo moment, nëse është e nevojshme,” tha ai.
Megjithëse është një territor i vogël, Kharg Island konsiderohet jetik për ekonominë iraniane, pasi rreth 90 për qind e eksporteve të naftës së Iranit kalojnë përmes këtij ishulli. Sipas një zyrtari ushtarak amerikan, sulmet e kryera nga SHBA kishin në shënjestër depo me mina detare, bunkerë raketash dhe infrastruktura të tjera ushtarake, duke shmangur qëllimisht instalimet e naftës për të mos përshkallëzuar më tej konfliktin.
Gjatë Luftës së 12 ditëve në qershor 2025, Qyteti i Vjetër kishte mbetur kryesisht i paprekur nga dëmet, krahasuar me bombardimet që kishin pësuar qytete të tjera si Tel Aviv apo Beersheba.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)