Shefi i diplomacisë izraelite flet për Newsmax: Lidership i jashtëzakonshëm i Trump-it
Ministri i Jashtëm i Izrael, Gideon Sa'ar, ka vlerësuar lidershipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në përballjen me kërcënimin që sipas tij paraqet programi bërthamor i Iran.
Ministri i Jashtëm i Izrael, Gideon Sa'ar, ka vlerësuar lidershipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në përballjen me kërcënimin që sipas tij paraqet programi bërthamor i Iran. Në një intervistë për Newsmax, ai tha se vendimet e Trump kanë qenë vendimtare për t’u përballur me krizën aktuale në Lindjen e Mesme.
Duke folur për gazetaren Greta Van Susteren, në intervistën e tij të parë për mediat amerikane që nga nisja e luftës, Sa’ar e krahasoi qasjen e Trump me atë të ish-presidentit amerikan Bill Clinton gjatë viteve ’90. Sipas tij, në atë periudhë Uashingtoni kishte kërcënuar Korenë e Veriut për zhvillimin e armëve bërthamore, por në fund nuk ndërmori veprime konkrete.
“Mosveprimi i asaj kohe bëri që sot Koreja e Veriut të jetë një fuqi bërthamore”, u shpreh ai.
Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një zonë industriale në qytetin Riffa në Bahrein, ku ndodhet kompania kombëtare e naftës Bahrain Petroleum Company.
Sa’ar theksoi se presidenti Trump ka vepruar me vendosmëri, në koordinim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për të përballuar kërcënimin bërthamor në rajon. Sipas tij, vendimi për të reaguar erdhi edhe pas informacioneve të inteligjencës që tregonin se Teherani po përgatitej të zhvendoste pjesë kyçe të programit bërthamor në objekte nëntokësore.
Ai paralajmëroi se një hap i tillë do t’i vendoste këto struktura jashtë mundësive të sulmeve ajrore dhe do ta bënte shumë më të vështirë ndalimin e programit bërthamor iranian.
Sipas ministrit izraelit, një Iran me armë bërthamore do të rriste ndjeshëm rrezikun për stabilitetin rajonal. “Imagjinoni si do të silleshin nëse do të kishin një ‘ombrellë bërthamore”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)