Rriten tensionet, Trump dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme

USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në botë, do ti bashkohet USS Abraham Lincoln, e cila është dislokuar në rajon prej afro dy javëve.

13.02.2026. 09:56

Rriten tensionet, Trump dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi ushtarak kundër Iranit. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane.

Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në botë, ka marrë urdhër të largohet nga Deti i Karaibeve drejt rajonit të Lindjes së Mesme. Sipas raportimit të mëparshëm nga “Neë York Times”, spostimi i saj do ta çojë në dy numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane në zonë, pas mbërritjes së USS Abraham Lincoln dhe shoqëruesve të saj rreth dy javë më parë.

Presidenti Trump kishte shpërndarë në rrjetin e tij social “Truth” një artikull të “Ëall Street Journal”, ku thuhej se SHBA po përgatitej për dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë. Sipas tre zyrtarëve amerikanë të cituar në artikull, do të duheshin rreth dy javë nga momenti i dhënies së dritës jeshile për të realizuar plotësisht dislokimin.

Vendosja e mundshme e USS Gerald R. Ford vjen në një kohë kur Trump kishte lënë të kuptohej se ishte afër një raund i ri bisedimesh me Iranin lidhur me programin bërthamor. Megjithatë, negociatat nuk janë konkretizuar ende. Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane ka vizituar këtë javë Omanin dhe Katarin, ku ka shkëmbyer mesazhe me ndërmjetës amerikanë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)