Izraeli vret “trurin” e Hamasit: Arkitekti i sulmeve të dy viteve më parë

Një sulm ajror izraelit në Gaza ka vrarë Raed Saad, një nga komandantët më të lartë të Hamasit dhe një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

13.12.2025. 18:10

Izraeli vret “trurin” e Hamasit: Arkitekti i sulmeve të dy viteve më parë

Ushtria izraelite ka kryer të shtunën një sulm ajror në Gaza, duke goditur një automjet ku ndodhej Raed Saad, një nga komandantët më të lartë të Hamasit dhe një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i mbrojtjes izraelite dhe nga mediat izraelite, ndërsa më pas edhe nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, nga sulmi humbën jetën katër persona. Fillimisht nuk pati konfirmim nëse Saad ishte mes viktimave, por IDF njoftoi më vonë në rrjete sociale se ai ishte eliminuar, duke e cilësuar operacionin si një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve të Hamasit për t’u riorganizuar gjatë armëpushimit.

Zyrtarët izraelitë e përshkruajnë Raed Saad si kreun e forcës së prodhimit të armëve të Hamasit, ndërsa burime brenda Hamasit e kanë cilësuar atë si numrin dy të krahut të armatosur, pas Izz al-Din al-Haddad. Ai kishte drejtuar më parë batalionin e Gazës, një nga njësitë më të mëdha dhe më të pajisura të Hamasit, shkruan Newsmax.

Vrasja e Saad është goditja më e fortë ndaj një drejtuesi të Hamasit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Megjithëse marrëveshja ka lejuar rikthimin e qindra mijëra palestinezëve dhe rritjen e ndihmave humanitare, dhuna në Gaza nuk është ndalur plotësisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)